Libi, vriten 2 fotoreporterë ndërkombëtarë

21/04/2011 02:05

Dy fotoreporterë të njohur, anglezi Tim Hetherington dhe amerikani Kris Hondors kanë gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të një mortaje në Misurata.

Nga shpërthimi edhe dy kolegë të tyre kanë mbetur të plagosur lehtë.

Të katër fotoreporterët ndodheshin së bashku në rrugën kryesore që lidh qytetin e Misuratës me Tripolin.

Hondors, i punësuar për agjencinë fotografike “Getty” u raportua fillimisht i vdekur, më pas si i plagosur rëndë, për të ardhur tek konfrimimi përfundimtar nga spitali ku ndodhej i shtruar në Misurata për vdekjen e tij.

Fotoreporteri tjetër, Tim Hetherington, i njohur për fotoreportazhet e tij të njohura nga luftërat në 10 vjecarin e fundit, që nga Afganistani, për të cilin realizoi edhe një dokumentar, deri tek lufta në Irak, Cad etj, ishte i nominuar edhe për cmimin Oskar.

Top Channel