Fukushima bëhet zonë ndalim-qarkullimi
21/04/2011 09:00
Qeveria japoneze ka ndaluar hyrjen në një zone prej 20 kilometrash përreth centralit bërthamor të Fukushimës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Naoto Kan, gjatë një vizite në zonë.
Deri tani qeveria u kishte rekomanduar banorëve që nuk kishin lënë ende zonën, që të largoheshin, por pa vendosur kufizime.
Një anëtari të çdo familjeje të evakuuar do t’i jepet një leje prej dy orësh për të lejuar rekuperimin e të mirave dhe objekteve, me përjashtim të atyre që jetonin në një distancë më të vogël se 3 kilometra nga centralit i dëmtuar nga cunami që erdhi pas tërmetit të 11 marsit.
Top Channel