
Për pak presidencës franceze do t’i ishin vjedhur 2 milion euro. Një
bandë mashtruesish ishte shtirur si funksionare e Shërbimeve Financiare,
pasi kishte siguruar llogarine bankare te saj.
Por gjithcka deshtoi, pasi nje nepunes u tregua mosbesues ndaj bandes. Lajmin e ka shperndare fillimisht nje reviste satirike franceze dhe me pas e kane konfirmuar nga Pallati Elize. Christian Fremont, drejtor i Kabinetit te Presidentit Sarkozy ka thene se nje bande e organizuar ka arritur te gjeje numrin e llogarise bankare te Presidences dhe grafiken e sherbimit te saj financiar.
Me pas ai ka shpjeguar se rreth dy jave me pare, njeri prej mashtruesve kishte marre ne telefon banken e Elizese dhe ishte hequr si shefi i Sherbimeve Financiare. Ai kishte kerkuar qe t’i behej nje derdhje prej 2 milion eurosh ne nje llogari te hapur ne Kine. Nepunesi i bankës dyshoi dhe per konfirmim, kishte marre ne telefon ne Pallatin e Elizese duke nxjerrë në dritë se bëhej fjalë për një mashtrim.
Top Channel