Wimbledon rrit shpërblimet për tenistët
19/04/2011 20:40
Turneu i madh i Uimbëlldonit ka vendosur të rrisë shpërblimet për tenistët që do të marrin pjesë në kompeticion.
Organizatorët bënë me dije se një total prej 16,6 milion eurosh është grumbulluar si fond për të shpërblyer tenistët në bazë të paraqitjes, çka përbën një rritje prej 6,4% në krahasim me një vit më parë.
Fituesi do të bëjë për vete 1,25 milion euro ose 100 mijë më shumë nga sa përfitoi Nadal me suksesin e tij në edicionin e shkuar.
Këtë vit, Uimbëlldoni do të prezantojë edhe dy fusha të reja kryesore, atë numër tre dhe katër, që rrisin në total kapacitetin e audiencës në 38 500 vende të ulura.
Top Channel