Alarm për vapën në Australian Open, temperatura që pritet deri në 40 gradë Celsius, ja si ndryshon programi
Ferrari do të ketë tre javë kohë për t’u rikthyer pretendente në këtë sezon, me kusht që inxhinjerët të shndërrojnë periudhën e pushimeve të Pashkëve në pjesën më intensive të vitit.
Aerodinamika pritet të jetë pika ku drejtuesit e “kokëkuqes” do të punojnë më shumë për të kryer rinovimet e dëshiruara, por këtë herë modifikimi nuk do të kryhet në makinë, por diku tjetër.
Tuneli i erës që përdor Ferrari nuk është më me parametrat e kohës. I realizuar në vitin 1997 dhe me një vëllim pre 150 mijë metrash katror, kjo strukturë gjigante është më e vjetër dhe më pak e sofistikuar se impiantet që përdor Red Bulli (240 mijë metra katror, ndërtuar në 2005-n) apo McLareni, që përfundoi punimet në 2001-n.
Me Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit që ka ndaluar testimet gjatë sezonit të rregullt, për “kokëkuqen” është bërë edhe më e vështirë që të gjejë balancën e duhur aerodinamike, me parametrat teknikë që ka në dispozicion.
Aktualisht, turbinate e tunelit të erës nuk i lejojnë testimet në shpejtësi mbi 250 kilometra në orë, një avantazh që Red Bulli dhe McLareni e kanë në testime, ku mund të provojnë edhe shpejtësitë prej 300 km/h, që arrihen në pjesët e drejta të pistave.
Sipas “Mediset”, Ferrari po përgatit të kryejë një investim të rëndësishëm për modernizimin e tunelit të erës, por është vendoëur menjëherë në kritikë që këtë nuk e ka bërë që më parë.
Megjithatë, mbetet e qartë se ndërsa puna e inxhinjerëve mund të sjellë një makinë më të shpejtë në garën e ardhshme të Stambollit, revolucioni i vërtetë i “kokëkuqes” do të jetë ai që do të nisë nga impiantet ku ndërtohet makina.
Top Channel