Wikileaks: SHBA financon opozitën siriane

18/04/2011 15:35

Departamenti Amerikan i Shtetit financon në mënyrë të fshehtë opozitën siriane, zbuloi një kabllogramë e Wikileaks e publikuar nga “The Washington Post”.

Pavarësisht ardhjes në pushtet të presidentit Obama në vitin 2009 dhe deklarimit të politikës së tij të mosangazhimit, operacionet e nisura prej kohësh në Siri jo vetëm që nuk jan ndërprerë, por janë intensifikuar.

Në janar, Uashingtoni rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Sirinë duke dërguar ambasadorin e parë në vend që prej vitit 2005, kur presidenti Bush vendosi të tërhiqet përfaqësuesin e tij në Damask, për shkak të dyshimeve rreth pjesëmarrjes së Sirisë në vrasjen e ish-Kryeministrit Libanez, Rafik Hariri.

Ndonëse përballet me një qeveri armiqësore dhe alete të Iranit, Obama është përpjekur të afrohet me presidentin Bashar al-Assad.

Megjithatë, duket se në prapaskenë ai ka financuar opozitën në vend, duke marrë pjesë në përgatitjet e një lëvizje anti-qeveritare që po verifikohet aktualisht në vendin me 22 milion banorë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta