Allegri: Vetëvrasje humbja e titullit

18/04/2011 10:10

Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, është shprehur se skuadra tashmë e ka rrugën e lirë për të fituar titullin kampion në Serinë A dhe se 6 pikët avantazh ndaj vendit të dytë, Napolit, nuk duhen shpërdoruar.

“Do të ishte vetëvrasje nëse nuk fitojmë titullin tashmë”, deklaroi Allegri menjëherë pas humbjes së Napolit mbrëmjen e djeshme ndaj Udineses.

“6 pikë avantazh janë shumë në këtë pikë të kompeticionit, por duhen edhe 5 ndeshje deri në fund dhe duhet të punojmë fort deri sa të kemi sigurinë matematikore. Të mërkurën luajmë gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Palermos dhe duam që të fitojmë edhe këtë trofe. Asgjë nuk ka mbaruar”, u shpreh trajneri i kuqezinjve në emisionin Controcampo.

“Nëse Milani do të shpallet kampion, nuk do të jetë vetëm falë Ibrahimovic. Do të jetë edhe titulli i lojtarëve si Oddo, Jankulovski, Strasser dhe Inzaghi”, përfundoi Allegri.

Top Channel