
Zyrtarët në Bregun e Fildishtë po përpilojnë një listë të përbërë nga ministra, gjeneralë dhe gazetarë, të cilët do të arresohen dhe gjykohen për krime kundër njerëzimit, vrasje, korrupsion dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike, lajmëroi “Associated Press”.
Në krye të listës qëndron Charles Ble Goude, i cili u arrestua në një aksion gjatë ditës së djeshme. Ministër për të Rinjtë, ai mobilozoi me mijëra minorenë për të luftuar për ruajtjen e pushtetit të paligjshëm të ish-presidentit Gbagbo, ndërsa nga armët që shpërndau pa kriter besohet të kenë humbur jetën me qindra persona.
Me mijëra persona mbetën të vrarë dhe miliona të tjerë u shpërngulën në pesë muajt e trazirave që pasuan refuzimin e Gbagbo-s për të dorëzuar pushtetin pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
”Jemi duke hetuar çdo antar të kabinetit të Gbagbo-s për krime kundër njerëzimit, krime financiare dhe trafiqe. Mandatet e para të arrestit do të dalin shumë shpejt”, deklaroi Ahoussou, zëdhënësi i kabinetit të Ouattara-s, lideri të votuar të Bregut të Fildishtë.
Top Channel