Gjermani Lothar Matthaeus do të jetë trajneri i ri i Bullgarisë, konfirmoi Federata e vendit ballkanik (BFU).
”Mattheus do të prezantohet zyrtarisht pas disa ditësh, por tashmë ai është trajneri ynë i ri”, deklaroi presidenti i BFU-së, Borislav Mihaylov.
Trajneri 49-vjeçar zëvendëson në këtë rol Stanimir Stoilovin, i cili dha dorëheqjen pas dy humbjeve të fundit në fushatën kualifikuese të Euro 2012, në përballjet me Anglinë dhe Malin e Zi.
”I kemi kërkuar trajnerit të kombëtares U-21, Mihail Madanski dhe ish-ndihmësit të kombëtares, Tsanko Tsvetanov, që të jenë ndihmësit e tij për ndeshjen kualifikues të muajit të ardhshëm përballë Uellsit”.
Matheus, kampion i botës dhe i Europës me Gjermaninë, numëron suksese të shumta në karrierën e tij si futbollist në radhët e Bayern Munchen dhe Interit, por nuk ka patur shumë fat si trajner.
Pasi nisi karrierën në stol tek Rapid Wien në vitin 2002, Matthaeus ka vazhduar më pas tek Partizan Belgrade, kombëtarja hungareze, Atletico Paranaense, Salcburg dhe Maccabi Netanya në Izrael.
Top Channel