Trajneri i Interit, Leonardo, theksoi në konferencën për shtyp përpara përballjes me Parmën se ekipi i tij ka ende shumë se për çfarë të luftojë në këtë sezon.
”Mund të themi fjalën tonë si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Italisë. Për mua, eliminimi nga Schalke nuk ndryshon asgjë. Do të kërkoja të bëja rezultat edhe nëse do të ishim në një pozitë shumë më të keqe se ajo në të cilën ndodhemi për momentin”, shtoi braziliani.
Kapiteni Javier Zanetti foli për “serbatorë bosh”, ndërsa Leonardo shtoi: “Tashmë situata është e ndryshme. Do të kemi më tepër kohë për të përgatitur ndeshjet dhe kjo është diçka e mirë, edhe pse kemi ndeshjet e Kupës së Italisë në fundjavë.
Rreth Schalke-s, më duket normale që futbollistët të besonin në një përmbysje në Gjermani, por shkëndija që prisnim nuk u ndez kurrë. Tani kthejmë faqe dhe përqendrohemi tek objektivat që na mbeten”.
Top Channel