Gjermanët, njerëzit më të lumtur në botë
14/04/2011 18:00
Gjermania është vendi më i lumtur në botë, amerikanët janë të ekuilibruar, ndërsa italianët ndër më të trishtët, zbuloi një studim i kryer nga rrjeti shoqëror “Twitter”.
Klasifikimi u përpilua duke kërkuar midis përdoruesve të kombësive të ndryshme fjalët kyç që shprehin gëzim apo trishtim.
Si rrjedhojë, shteti me banorët më të lumtur në botë rezultoi të ishte Gjermania, pasi ata kishin përqindjen më të madhe të fjalëve që shprehin lumturi, në krahasim me ato të trishtimit.
SHBA ishte në vendin e katërt në botë, ndërsa në fundin e renditjes italianët dhe suedezët.
Top Channel