SHBA: Kina ka ulur agresivitetin

13/04/2011 08:45

Marina amerikane deklaroi në një raport të publikuar sot se flota detare kineze ka qenë më pak agresive në ujrat e diskutuara aziatikë e të Oqeanit Paqësor.

Kryeadmirali i flotës paqësore amerikane, Robert Willard, e përshkroi këtë ngjarje si një “zhvillim pozitiv”.

Sipas Williard, ky përmirësim i klimës ushtarake ka ardhur si rrjedhojë e shprehjes së një kundërshtie më të vendosur prej Uashingtonit ndaj veprimeve kineze.

Gjatë viteve të fundit, rritja e fuqisë ushtarake kineze ka provokuar një seri përplasjesh në ujrat e Azisë së Lindjes, ku Pekini pretendon se ka të drejta eksluzive.

Aktualisht, Kina ka pretendime territoriale ndaj Japonisë, Tajvanit, Taxhikistanit, Rusisë dhe gjithashtu është përplasur me Tokion për disa ishuj të pabanuar, ku besohet se ka rezerva të bollshme gazi natyror.

Top Channel