Nafta, çmimi në rritje mbi 106 dollarë

13/04/2011 08:45

Çmimi i naftës është në rritje të lehtë në bursat ndërkombëtare, duke shkuar në 106 dollarë, edhe pse dje ari i zi është ndalur nga frika për një rënie të kërkesës botërore.

Në tregjet aziatike vlerësimi i Light crude u rrit me 35 cent duke shkuar në 106,60 dollarë.

Ndërkohë nafta Brent u rrit me 82 cent duke shkuar në 121,74 dollarë.

Top Channel