Meksika në alarm nga varret masive
13/04/2011 03:30
Merr gjithmonë e më shumë përmasa alarmante zbulimi i varreve masive në Meksikë.
Të paktën 120 trupa të pajetë janë zbuluar deri më tani nga autoritetet në qytetin e San Fernandos në shtetin e Tamaulipasit, pak kilometra larg kufirit më Shtetet e Bashkuara.
Tashmë autoritetet meksikane nuk kanë asnjë dyshimi, masakra është vepër e grupeve të narkotrafikut që veprojnë në këtë zonë dhe nuk përjashtohet mundësia e gjetjes së të tjera trupave të pajetë të groposur në varret masive të zonës.
Top Channel