Egjipt, arrestohet djali i Mubarak-ut
13/04/2011 08:05
Djali i ish-liderit egjiptian, Hosni Mubarak, u arrestua dhe do të hetohet në lidhje me akuzat e korrupsionit dhe dhunës shtetërore, bënë të ditur burime policore.
I vendosuri nën pranga, Gamal dhe vëllai i tij Alaa, ishin marrë më parë në pyetje, por pa një vendim ndalimi për ta.
Gjatë kohës së 82-vjeçarit Mubarak në presidencë, Gamal shihej gjerësisht si pasardhësi i mundshëm i pushtetit.
Ish-diktatori i vendit, Mubarak dha dorëheqjen në datën 11 shkurt, si pasojë e protestave 18-ditore, gjatë së cilave disa qindra persona mbetën të vrarë.
Për momentin ai ndodhet në një spital në Sharm el-Sheikh, pasi një ditë më parë pësoi një krizë në zemër.
Top Channel