“Me gjuhën jam dobët, por te ju paparacët nuk u bëjnë foto fëmijëve në shkollë”, George Clooney dhe bashkëshortja e tij lënë SHBA-në, marrin shtetësinë franceze
Që prej 11 marsit, kur një tërmet shkatërrimtar goditi Japoninë dhe dëmtoi rëndë një central bërthamor, të gjithë janë evakuar në një rreze deri 40 kilometra nga reaktorët e Fukushimës.
Megjithatë, një 75-vjeçar i quajtur Kunio Shiga, fitoi papritmas titujt e parë të gazetave duke u shndërruar në “Mohikanin e fundit” të Fukushimës, njeriun e vetëm që vazhdon të jetojë brenda kësaj zone të pasigurtë.
Banor në një lokalitet të veçuar, ai jeton i vetëm dhe asnjë prej fqinjëve nuk u kujtua që përpara se të shpërngulej në panik, të kontrollonte se çfarë po bënte i moshuari.
Ai e kishte të pamundur të ecte për një kohë të gjatë dhe u zbulua krejt rastësisht nga një gazetar.
Pa energji elektrike, Shiga i kishte mbijetuar të ftohtit falë batanijeve që i mbeteshin në shtëpi, ndërsa rezervat ushqimore i kishin shteruar, prandaj u gjet në një gjendje shoku dhe tepër i urritur.
Për fatin e mirë të 75-vjeçarit, gazetari “trokiti” në derën e tij përpara se të ishte tepër vonë.
Top Channel