Bjellorusi, 12 të vdekurit nga shpërthimi
12/04/2011 11:45
Është ngjitur në 12 numri i viktimave të shpërthimit të djeshëm në metronë e Minskut, në Bjellorusi.
Nga shpërthimi, i shkaktuar nga një bombë e fshehur poshtë një stoli në stacionin e metrosë, mbetën të plagosur 200 persona, 20 prej të cilëve rëndë.
Bomba, që ka shkaktuar një krater me një diametër prej 80 centimetrash, është aktivizuar në distancë. Policia ka hartuar dy identikite për atentatorët.
Shpërthimi u konsiderua një sulm terrorist nga presidenti Lukashenko, që sipas tij kishte si qëllim destabilizimin e vendit.
Top Channel