B.Fildishtë, vazhdojnë të shtënat sporadike

12/04/2011 16:00

Të shtëna sporadike vazhdojnë të dëgjohen në qytetin kryesor të Bregut të Fildishtë, Abixhan, edhe pse presidenti i paligjshëm, Laurent Gbagbo, u arrestua një ditë më parë prej trupave franceze.

Sipas korrespondetit të BBC-së në vendin e Afrikës Perëndimore, nuk është e qartë nëse janë forcat e mbetura të Gbagbo-s përgjegjëse për këto krime, ku përfshihen edhe goditjet me mortaja të disa zonave të banuara të kryeqytetit.

Gbagbo sfidoi komunitetin ndërkombëtar duke refuzuar të largohej nga pushteti, ndonëse humbi në zgjedhjet e nëntorit.

Përballja e tij me kandidatin fitues, Alassane Ouattara, zgjati deri një ditë më parë, kur rezistenca u thye dhe pas arrestimit, ai iu dorëzua autoriteteve vendase, për t’u gjykuar për krime lufte dhe disa akuza të tjera.

Top Channel