Bahrein, dy aktivistë vdesin në burg

11/04/2011 15:15

Dy aktivistë nga Bahreini humbën jetën në burg, ku po mbaheshin prej disa javësh si rrjedhojë e pjesëmarrjes së tyre në protestat anti-qeveritare.

Ministri i Brendshëm, Ali Issa Saqer, deklaroi se aktivistët mbetën të vrarë, ndërsa gardianët po përpiqeshin të ndalonin ata që të kryenin kaos në burg.

Megjithatë, mediat opozitare fajësojnë torturat e përdorura në qeli, në atë që u konsiderua si një “fushatë terrori” nga ana e Mbretit Hamad.

Disa aktivistë të liruar kanë përshkruar rrahje barbare dhe tortura të tjera çnjerëzore, në kushtet e mbajtjes së tyre në qeli.

Autoritetet kanë shtypur me forcë protestat që prej 14 shkurtit, ndërsa më shumë se 25 persona kanë mbetur të vrarë deri tani.

Trupa të disa vendeve arabe mbërritën me kërkesë të Mbretit në muajin mars, në atë që u konsiderua prej opozitës bahreinase si një pushtim të vendit.

Top Channel