Tension në ndeshjen Apollonia-Ada

10/04/2011 09:45

Është shoqëruar me tensione ndeshja mes Apolonisë dhe Adës e fituar në fund 3-1 nga ekipi fierak.

Kulmi i ndeshjes ishte në minutën e 80 kur Gjini ndërhyri ashpër ndaj brazilianit të Apolonisë, Da Silva. Kjo gjë nxeu gjakrat, startoi sherrin mes lojtarëve të të dy skuadrave dhe bëri që ndeshja të mos luhej për 6 minuta.

Sherrit të lojtarëve i është bashkuar edhe trajneri i ekipit të Adës, i cili ka tentuar të godasë gjyqtarin Latifi, por falë forcave të rendit të pranishëm në fushë qëllimi i tij nuk u realizua.

Kjo situatë e nxehtë mori fund mbas 9 minutash me dy kartona të kuq.

 

Top Channel