Liga Arabe: Ndalim-fluturim mbi Gaza
10/04/2011 17:05
Liga e vendeve arabe do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi Gaza.
Lajmi u njoftua nga një zëdhënës i Ligës Arabe duke saktësuar se do të kërkohet që mbi Gaza të ndalen fluturimet e avionëve izraelitë.
Ndërkohë, Hamas, krahu i armatosur palestinez, që de facto kontrollon Gazan, arrestoi dhjetra persona të cilët dyshohen si agjentë të Izraelit.
Top Channel