Libi, luftime të ashpra në Axhidabija

10/04/2011 16:10

Në Libi janë intensifikuar luftimet mes ushtrisë qeveritare dhe opozitës për kontrollin e qytetit të Axhidabijas, fortesa e dytë e rëndësishme e kryengritësve dhe që aktualisht ndan
Bengazin nga fronti i forcave të Gedafit.

Luftimet e ashpra vazhdojnë për të dytën ditë me radhë ku besniket e kolonelit Gedafi zbrapsën kryengritësit.

Të shtëna armësh, predha dhe goditje të forta artilerie nga perëndime, ku janë pozicionuar forcat e Gedafit u dëgjuan në të gjithë qytetin.

Kryengritësit thanë për Reuters se brenda qytetit ka rezistencë.

“Besnikët e Gedafit po luftojnë me kryengritësit dhe në qyteti qarkullojnë edhe snajpera pro-qeveritarë të veshur civilë”, thonë kryengritësit.

Ministri i Jashtëm libian tha se janë goditur dhe rrësuar dy helikopterë të kryengritësve. U krye një shkelje e dukshme e rezolutës 1973 të Këshillit të Sigurimit sa i takon zonës së ndali-fluturimit.

Axhidabija konsiderohet një pikë strategjike ku kryqëzohen rrugët dhe është i fundit përpara Bengazit, kryeqendrës së kryengritësve.

Top Channel