Siri, Obama dënon dhunën
09/04/2011 09:50
Barack Obama ka dënuar përleshjet që kanë ndodhur në Siri mes manifestuesve dhe forcave të rendit në të cilat humbën jetën 22 persona.
“Dënoj ashpër dhunën e tmerrshme kundër manifestuesve paqësorë. Kërkoj që autoritetet siriane të qendrojnë larg çdo lloj akti dhune”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Gjithashtu, sipas presidentit amerikan, duhet të ndalen arrestimet arbitrare, dënimet dhe dhuna në burgje.
Top Channel