
Në prag të një misioni të Bashkimit Afrikan në Libi, në tentativë për të ndaluar luftën, rebelët kanë bërë të ditur se do të refuzojnë cdo hipotezë për armëpushim.
Rebelët kanë deklaruar se për ta është i papranueshëm cdo armëpushim që i lejon qëndrimin në pushtet liderit Muammar Gaddafi, ose djemve të tij.
“Nëse mendojnë se mund të ketë një periudhë tranzicioni me Gaddafi-n, krerët e BA duhet të shkojnë në Misrata, ku gra dhe fëmijë janë dhunuar dhe t’ua thonë këtë gjë”, ka deklaruar një zëdhënës i Këshillit tranzitor në Bengazi.
Ndërkohë, ditën e sotme rebelët libianë shfajësuan trupat e NATO-s nga akuza e vrasjes gabimisht të disa rebelëve që kishin marrë në dorë disa tanke.
Ata deklaruan se Aleanca nuk ka asnjë faj, por kërkuan që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.
Top Channel