E hedhin nga kati 22-të, mbijeton qeni

09/04/2011 14:10

Një qen shpëtoi për mrekulli nga vdekja, ndonëse pronarja e tij 28-vjeçare e hodhi nga një dritare e ndodhur në katin e 22-të të një pallati, në Njuark, Nju Jork.

Një kalimtar pa që kafsha e gjorë ra brenda një koshi plehrash të ndodhur buzë rrugës. Ai e morri dhe e dërgoi me shpejtësi në një spital veterinarie.

Pasi mundi të mbijetonte, ai e adoptoi qenin dhe e ripagëzoi me emrin Patrick, pasi kur ndodhi ngjarja ishte dita e “Shën Patrick”-ut, festë kombëtare e irlandezëve.

Ish-pronarja, Keisha Kurtis, u arrestua nga policia dhe rrezikon deri në gjashtë muaj burgim për dhunë ndaj kafshëve, plus 10 mijë dollarë gjobë.

Nga ana e tij, qeni është bërë një yll i vërtetë në rrjetin shoqëror Facebook, ku janë të shumtë njerëzit që i urojnë një rikuperim sa më të shpejtë.

Top Channel