“All-in” për klasiken Real-Barça

09/04/2011 12:15

Janë shitur në avancë të gjitha biletat për klasiken e kampionatit spanjoll të datës 16 prill, informoi sot e përditshmja “Marca”.

Pavarësisht se diferenca prej tetë pikësh në klasifikim e ka zbehur deri diku interesin për këtë ndeshje, një përballje midis dy gjigantëve të kampionatit spanjoll është gjithmonë e shumëpritur.

Me 65 mijë të abonuar për çdo ndeshje të kampionatit, 15 mijë biletat e dalë në shitje një ditë më parë në biletaritë e “Bernabeu”-t u evauruan të gjitha brenda pak orësh.

Çmimi u një bilete për këtë klasike varion nga 70 euro në anësore, deri në 245 euro në tribunë.

Megjithatë, për të gjithë ata që nuk do të munden të sigurojë një biletë për këtë ndeshje, nuk ka arsye për t’u dëshpëruar, pasi klasikja do të riluhet edhe në finalen e Kupës së Spanjës dhe sipas të gjitha gjasave, edhe në gjysmëfinalet e Champions League.

Top Channel