
Pirja e më shumë se një gote birrë në ditë rrit rrezikun e kancerit.
Këtë përfundim nxjerr një kërkim shkencor, i botuar në ‘British Medical Journal’, i bërë në të gjithë Europën dhe ku janë përfshirë rreth 350 mijë persona.
18% e rasteve të kancerit tek burrat dhe 4% tek femrat janë të lidhura me kalimin e masës me pijet.
Kërkime të mëparshme kanë gjetur lidhje mes pijes dhe kancerit të veshkë, ezofagut dhe gjirit.
Sipas këtij studimi, masa standarte e alkoolit që duhet të marrë njeriu në ditë duhet të përmbajë 12 g alkool, ose thënë ndryshe gjysmë gote birrë ose një gotë verë. Gjithsesi, meshkujt mund të pijnë deri në 3-4 “masa” në ditë, ndërsa femrat nuk duhet të kalojnë 2-3.
Studimi është përqendruar në Francë, Itali, Spanjë, Hollandë, Greqi, Gjermani, Danimarkë dhe në Britaninë e Madhe.
Top Channel