
Fluksi i emgrantëve nga Afrika e Veriut që vazhdojnë të zbarkojnë në jufg të Italisë, ka ndezur edhe polemikat e para mes vendeve anëtare të BE-së.
Franca është shprehur skeptike në lidhje me planin e Unionit për t’u dhënë këtyre emigrantëve statusin e azilantit të përkohshëm. Ky qendrim i Parisit ka sjellë reagimin e Romës që e sheh veten në një situatë aspak të favorshme për shkak të fluksit të klandesitnëve.
“Kërkojmë nga Franca të mirëpresë dyndjet e tunizianëve që vijnë nga Italia. Italia do t’i kërkojë Bashkimit Europian aktivizimin e direktivës së 2001 që parashikon mbrojtjen e përkohëshme të emigrantëve”, tha Ministri i Brendshëm italian, Maroni duke u shprehur se me vendimin e saj Franca del mbi zonën Shengen.
Top Channel