
Një varr i ndodhur në Varvikshajër, pa gurr varri dhe i mbuluar pothuajse tërësisht me myshqet dhe barishte të tjera, mbart brenda tij kockat e të famshmit Robin Hood.
Këtë e bëri të ditur një historian anglez, i cili është i bindur që në vendin e gjetur prej tij prehet njëri prej njerëzve më të famshëm në historinë popullore të popullit të tij.
Siç shkruan Chris Parsons në të përditshmen britanike “Daily Mail”, në varrin e gjetur prehet një njeri me emrin Roger Godberd, i cili jetoi në shekullin e 13 dhe frymëzoi legjendat e Robin Hood-it.
Godberd ishte një njeri i cili kishte formuar një bandë njerëzish të armatosur, të cilët grabisnin vazhdimisht karvanet e njerëzve të pasur që kalonin në rrugët kryesore pranë Notingemit, duke u shndërruar në terrorin e vërtetë të fisnikëve të kohës.
Sipas Baldwin, “Robin Hood”-i i vërtetë ka jetuar në vitet 1230-1300 dhe ekziston një provë gjyqësore, në të cilën ai akuzohet për një listë të gjatë krimesh ndaj të pasurve.
Top Channel