Libi, zhduken katër reporterë të huaj
07/04/2011 18:05
Katër gazetarë të huaj kanë humbur në Libinë lindore që prej 4 prillit, denoncoi shoqata “Reporters Sans Frontiers”, burimi i së cilës u shpreh “veçanërisht i shqetësuar” për fatin e reporterëve.
Midis katër gazetarëve, njëri ishte amerikan, dy afrikanojugorë dhe njëri spanjoll. Njëkohësisht, “RSF” shprehu irritimin për vendimin e Tripolit zyrtar për të mos rinovuar lejen e qëndrimit për 26 gazetarë të huaj.
Kjo do të thotë se ata do të jenë të detyruar të lënë brenda pak ditësh territorin e Libisë.
Top Channel