LeBron James, aksionist i Liverpool
07/04/2011 12:10
Basketbollisti i famshëm amerikan, Lebron James është tashmë një aksionist i Liverpool.
Lajmin e ka bërë të ditur Fenway Sports Group (FSG), grupi që ka në pronësi klubin legjendar anglez.
FSG ka njoftuar se ka nisur bashkëpunimin me shoqërinë e yllit të Miami Heat, LRMR Marketing & Branding.
Nuk bëhen të ditura termat financiare të marrëveshjes, por mësohet vetëm se James do të marrë një kuotë të vogël të aksioneve të Liverpool.
Top Channel