
Disa fotografi të papublikuara ndonjëherë të “Beatles” treguan sot se ata ishin të lodhur nga fama që në vitin 1966, kur gjendeshin në majën e suksesit të tyre.
Të fotografua nga Bob Bonis, manaxheri i tyre gjatë një turi amerikan, këto fotografi janë pjesë e një koleksioni privat të mbetur jashtë vëmendjes publike për dekada, deri kur djali i Bonis, Alex, vendosi t’i publikonte mbrëmë në një ceremoni përkujtimore ndaj babait.
Pesë antarët e grupit të famshëm nga Liverpuli duken të relaksuar, por edhe të humbur në mendime, ndërsa “Ringo Star” tallet duke vendosur një pistoletë në kokë.
Ndërkohë, Lennon dhe Paul McCartney duket se kalonin kohën midis spostimeve të vazhdueshme duke u dehur me birra dhe pije të tjera alkoolike.
Top Channel