Arrestohet miku i Barack Obamës

07/04/2011 09:25

Një prej miqëve më të ngushtë të presidentit amerikan, Barack Obama është arrestuar në Honolulu, pasi dyshohet për nxitje të prostitucionit.

Bëhet fjalë për Robert “Bobby” Titcomb, i cili është vënë në pranga së bashku me tre persona të tjerë dhe është lënë me kusht pas pagesës së një shume prej 500 dollarësh.

Titcomb, 49 vjeç, ka frekuentuar Punahou School të Honolulusë me Obamën dhe të dy luajnë shpesh golf në Hawaii.

Top Channel