Shayk, “ftesë” Ronaldos për martesë

06/04/2011 16:55

Supermodelja Irina Shayk i bëri “një ftesë” për martesë të dashurit të saj Cristiano Ronaldo, ndërsa tregoi se duket po aq mirë me fustan nusërie, sa edhe me veshje intime.

E zgjedhur si vajza e koopertinës së “Sports Illustrated” për vitin 2011, disa fotografi të mrekullueshme të ruses 25-vjeçares, e veshur me fustanet e bardhë të Dany Mizrachi-t, u shfaqën ditën e sotme në gazetat rozë.

Me sa duket, Shayk e kishte mendjen diku tjetër, ndërsa i dashuri i saj dha një kontribut të rëndësishëm në fitoren 4-0 të Realit të Madridit në Champions League, përballë Tottenham.

Top Channel