Inter, Moratti mbron Leonardon

06/04/2011 10:00

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, mbajti një takim në dhomat e zhveshjes me trajnerin Leonardo menjëherë pas humbjes turpëruese 2-5 që pësoi skuadra e tij ndaj Schalke 04, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve.

Moratti mbroi trajnerin duke thënë se opinioni i tij për të nuk ka ndryshuar pas kësaj disfate.

“Konsiderata ime për të nuk ka ndryshuar. Leonardo është i mërzitur sepse me një situatë të tillë kaq të vështirë nuk ishte mësuar. Biseduam pas ndeshjes dhe ai është një person serioz që ka vlerësimin tim”, deklaroi presidenti zikaltër.

Mbi humbjen e djeshme, Moratti u shpreh: “Lodhja solli disfatën edhe pse më habitën përmasat e humbjes. Në këto katër ditë duhet të bënim gjithçka, por tani shohim që kemi rrezikuar gjithçka. Të presim se çfarë do të ndodhë më vonë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA