Disa javë më parë, pas përfundimit të meshës së ditës së dielë, prifti i një kishe të vogël në Baltimora zbuloi se midis monedhave që kishin lënë besimtarët ishte edhe një biletë llotarie e tipit Gërvisht dhe Fito.
“Nuk e di mirë si funksionojnë këto gjëra dhe kërkova ndihmë për të parë nëse ishte fituese”, tha prifti 55-vjeçar.
Pasi nuk e ka kuptuar mirë në fillim nëse kishte fituar apo jo, prifti e ka dërguar biletën në selinë e Maryland Lottery ku ka verifikuar se bileta ishte fituese e 30 mijë dollarëve.
“Nuk e di se kush mund të ketë lënë biletën në donacionet për kishën. Këto para do të shpenzohen për mirëmbajtjen e kishës, por gjithashtu do të dhurojmë për nevojtarët sepse janë shumë të holla”, u shpreh prifti.
Top Channel