
Kryeministri i Somalisë, Mohamed Abdullahi Mohamed, i kërkoi sot zyrtarisht OKB-së dhe agjensive të saj që të rikthehen në vendin që prej dy dekadash është në një krizë të thellë politike.
Mohamed foli për domosdoshmërinë e veprimit të këtyre institucioneve në terren, ndërsa theksoi se: “OKB vazhdon të jetë prezente në Irak apo Afganistan, në vende që janë shumë më të rrezikshme se kryeqyteti ynë, Mogadishu”.
Aktualisht, agjensitë e OKB-së, të ngarkuara me punë për Somalinë, janë zhvendosur për arsye sigurie në Kenian fqinje.
Me një qeveri që virtualisht nuk ka asnjë ndikim mbi vendin, Somalia është e ndarë midis tre krahinave të mëdha, me secilën prej tyre që ka deklaruar shkëputjen prej Mogadishus, por nuk njihen ndërkombëtarisht.
Lëvizja islamike dhe rebelët të organizuar në piratë detarë kanë dëmtuar rëndë opinionin ndërkombëtar për Somalinë, në të njëjtën kohë që kanë devijuar të gjithë investimet nga vendi, duke zhytur 10 milion banorët e vendit në mjerim të plotë.
Top Channel