
Eksporti i parë i naftës nga zonat e kontrolluara prej rebelëve në lindjen e Libisë do të realizohet gjatë ditës së sotme.
Grupet opozitare libiane kanë bërë të ditur se do të furnizojnë një anije naftëmbajtëse, e cila është ankoruar në një port, në një terminal në Tobruk.
Lajmi mbërrin ndërsa më parë gjatë ditës u raportua për një sulm të NATO-s mbi forcat e Gaddafi-t, pranë qytetit të Bregës.
Ndërkohë, një i dërguar i Tripolit zyrtar mbajti një qëndrim sfidues ndërsa mbërriti në Europë, ndërsa ofroi një zgjidhje politike që do të shihte kolonelin të vazhdonte të qeveriste vendin.
Sipas tij, “Gaddafi është një figurë unifikuese në Libi” dhe emri i tij është i domosdoshëm për të bashkuar të gjithë libianët në epokën e tranzicionit.
Top Channel