Libi, NATO bllokon anijet me armë
05/04/2011 12:00
Njësitë detare të NATO-s kanë ndaluar katër anije të rebelëve libikë të ngarkuara me armë dhe ndihma humanitare, të nisura nga Bengazi dhe të drejtuara për në Misrata.
Anijeve të vogla u është dhënë mundësia të zgjedhin, të dorëzonin armët ose të ktheheshin mbrapsht.
Aktualisht, anija “Jelyana” po kthehet në Bengazi, prej nga ishte nisur mbrëmjen e djeshme.
Ndërsa Misrata është prej ditësh e demtuar nga forcat besnike të Muammar Gaddafit, bëjnë të ditur burime civile nga vendngjarja.
Top Channel