Jemen, Saleh pranon ndërmjetësimin e arabëve

05/04/2011 12:55

Jemeni pranoi zyrtarisht një ftesë nga vendet arabe për të ndërmjetësuar, ndërsa duket se presioni i javëve protesta do të detyrojë presidentin Ali Abdullah Saleh që të japë dorëheqjen pas 32 vitesh në drejtimin e vendit më të varfër në botën arabe.

Këshilli i Bashkëpunimit të Vendeve të Gjirit Persik do të bashkojë Saleh me përfaqësuesit e opozitës në bisedime që do të zhvillohen javën e ardhshme në Arabinë Saudite.

Nuk dihet nëse opozita do të pranojë ofertën e ndërmjetësimit. Të paktën 21 persona mbetën të vrarë një ditë më parë ndërsa policia hapi zjarr ndaj protestuesve në qytetet e Taizit dhe Hudaidës.

Top Channel