Itali, rifillojnë zbarkimet në Lampeduza

05/04/2011 09:10

Ka rifilluar mëngjesin e sotëm vala e zbarkimeve në Lampeduza, pas transferimeve në masë që ditën e djeshme pothuajse boshatisën ishullin.

Dy varka me mbi 600 emigrantë klandestinë në bord kanë mbërritur sot në ishull, bëjnë të ditur mediat italiane.

Një nga varkat është nisur nga Libia me rreth 400 klandestinë, kryesisht somalezë, dhe ka arritur të tejkalojë kontrollet detare.

Pasi ka arritur në Kala Kreta, disa refugjatë janë larguar në këmbë, ndërkohë që një grup karabinierësh po bën kërkime në zonë.

Top Channel