Fabregas del pa dëme nga aksidenti rrugor
05/04/2011 13:35
Kapiteni i Arsenalit, spanjolli Cesc Fabregas, u shndërrua në protagonist të një aksidenti rrugor nga i cili doli pa pasoja, por Mercedesi modern i futbollistit u shkatërrua pjesërisht.
Pasi u përplas me shpejtësi 60-70 kilometra në orë me mjetin e tij SL500, makinë që kushton 100 mijë euro, Fabregas doli duke çaluar dhe bëri një telefonatë emergjence.
Mesfushori sapo kishte dalë nga shtëpia e tij në Hampstead, në veriun e Londrës, për të shkuar në fushën stërvitore të “topçinjve”.
Top Channel