Libi, rebelët mësyjnë Bregën

04/04/2011 15:20

Rebelët libianë janë duke avancuar drejt qytetit të Bregës, ndërsa zona naftëmbajtëse e Libisë vazhdon të jetë arenë dyluftimesh të përgjakshme prej më shumë se një muaji.

Sipas mediave ndërkombëtare, një sulm ka nisur që në mëngjes ndaj Bregës, ndërsa kryengritësit janë të vendosur të rikthejnë këtë pikë strategjike në dorën e tyre, pasi e humbën gjatë javës së shkuar.

Korrespondenti i BBC-së pranë Bregës deklaroi se për herë të parë që prej fillimit të konfliktit të armatosur, rebelët duken të organizuar dhe të armatosur mirë, ndërsa përgatiten për këtë ofensivë.

Luftime duket se janë duke u zhvilluar edhe në qytetin e Uqailës, ndërsa forcat qeveritare janë duke fortifikuar Ras Lanufin dhe Bin Javadin.

Zëvendësministri i Jashtëm i Libisë, Abdul Ati al-Obeidi mbërriti në Greqi ditën e dielë dhe deklaroi pranë Kryeministrit Papandreu se Gaddafi dëshiron t’i japë fund konfliktit.

Sipas një lajmi që nuk mund të konfirmohet nga mungesa e aksesit në Misrata, 200 persona u vranë në këtë qytet javën e shkuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta