Napoli interesohet për Raul
01/04/2011 10:45
Edhe pse Raul Gonzalez deklaroi para dy ditësh se do të vazhdonte karrierën me Schalke 04 edhe pas largimit të trajnerit Felix Magath, mediat italiane bëjnë të ditur se Napoli është i interesuar për shërbimet e sulmuesit spanjoll.
Mendohet se skuadra e tretë në klasifikimin e Serisë A është e disponueshme t’i ofrojë një kontratë 2-vjeçare prej 3 milion eurosh në sezon ish-sulmuesit të Real Madrid.
Në rast se Napoli kualifikohet për të luajtur në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, do të ketë më shumë shpresa për të sjellë në Itali spanjollin.
Raul nuk e ka fshehur asnjëherë se Liga e Kampioneve është kompeticioni që e motivon më shumë.
Top Channel