
Derbi i kryeqytetit Dinamo-Tirana nuk ka patur asnjë fitues. Edhe pse rastet për shënim nuk kanë munguar asnjë nga lojtarët e dy skuadrave nuk ka mundur të bëjë diferencën në “Qemal Stafa”.
Ky barazim ua vështirëson punën të dy ekipeve për të qenë të pranishëm sezonin e ardhshëm në kupat e Europës.
Vllaznia mundet në Peqin 1-0 nga Shkumbini duke vënë në rrezik vendin e tretë në klasifikimin e Superligës.
Vendasve u ka mjaftuar goli i Shenajt për të dalë me 3 pikë nga kjo sfidë dhe për t’iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit.
Laçi mposhti 3-1 Elbasanin falë dy golëshit të Vilfor Hysës dhe mban nën presion shkodranët për vendin e tretë.
Besa ka fituar 2-1 ndaj Bylisit, rivali kryesor në luftën për mbijetesë.
Shtini dhe Dos Santos janë autorët e golave për kavajasit, ndërsa të vetmin për Bylisin e shënoi Abazaj.
Java e 26-të e Superligës do të mbyllet të shtunën, Teuta do të presë në Durrës Flamurtarin, ndërsa Skënderbeu i vendit të dytë do të luajë në Krujë përballë vendasve.
Top Channel