Shah, mjeshtri i madh mundet nga një 10 vjecar
31/03/2011 01:50
Kampioni i botës në shah, indiani Visuanathan Anand mundet nga një 10 vjecar.
Mjeshtri i madh indian, Anand u mposht gjatë takimeve miqësore në shah të zhvilluara në Uzbekistan, ku vogëlushi Temur Igonin ka qenë mes dy konkurentëve që kanë arritur t’i rrëmbejnë fitoren atij.
Anand ishte i ftuar në një turne miqësore ku luajti në 20 tavolina njëkohësisht. Në 18 prej tyre ai arriti të dalë fitimtar, por përvec 10 vjecarit gjeni, u mund edhe nga Julkar Tojirzhanova, pjesëtar i ekipit kombëtar uzbek të shahut.
Top Channel