Ku “tradhëtojnë” veten ziliqarët?

31/03/2011 18:00

Zilia është një prej ndienjave më të zakonshme të njerëzve, por ekziston edhe një mënyrë për të zbuluar ata që shprehin zili ndaj teje.

Pas një studimi të detajuar, një revistë italiane arriti të indentifikonte tre shenjat më të zakonshme që shprehin në mënyrë “të heshtur” zilinë e një njeri që të qëndron pranë.

Dhe ndryshe nga gjuha e folur, ajo e trupit nuk gabon asnjëherë.

1. Një njeri që ndien zili e ka të vështirë të shikojë në sy njerin ndaj të cilit provon këtë ndienjë. Në gjuhët me prejardhje latine, ekzistojnë për ziliqarë fjalë të ngjashme me prejardhje nge fjala latinisht “invidere”, që do të thotë të shohësh dikë përtej ose nga pas.

2. Ziliqari nuk të shtrëngon kurrë dorën me kënaqësi. Psikologët e quajnë këtë si “qëndrim shmangës” dhe kjo lloj sjellje bëhet veçanërisht e dukshme në rastet kur ndienja e zilisë arrin kulmin e saj.

3. Mungesa e spontanitetit dhe ekzistenca e formalitetit është një tjetër simptomë e dukshme e zilisë. Për shkak të pasojave psiqike që krijon zilia tek një njeri, është e zakonshme që ai të bllokohet dhe të mos dijë të sillet lirshëm përballë njeriut që është objekt i kësaj ndienja.

Top Channel