Tërmeti japonez godet edhe MotoGP

30/03/2011 20:35

Tërmeti dhe alarmi bërthamor ka paralizuar të gjithë jetën në Japoni dhe si rrjedhojë, skuadrat japoneze në garat e MotoGP rrezikojnë të mos paraqiten në disa gara të ardhshme.

Situata më e rëndë nga të gjithë përjetohet tek Honda, skuadër e cila ka marrë pjesët vetëm për dy garat e para të sezonit, ndërsa puna, ndonëse ka rifilluar në fabrikë, mbetet shumë pas.

Garantimi i motorëve për gatën e tretë të sezonit në MotoGP, nuk është i sigurt. “Kemi dorëzuar vetëm pjesët e nevojshme për dy garat e para, në Katar dhe Herez. Nëse situata në Japoni vazhdon të mbetet e tillë, duhet të rishikojmë programin tonë”, deklaroi Shunei Nakamoto, presidenti i Hondës zyrtare.

Edhe pse situata nuk është optimale, më pak e shqetësuar duket skuadra e Jamahës. “Në repartin tonë të prodhimit të motorave të garave në Japoni, puna vazhdon pothuajse në mënyrë normale. Nuk presim që Botërori i MotoGP të përjetojë pasoja të mëdha si pasojë e kësaj situate”, deklaroi William Favero, zëdhënës i “Yamaha Motor Racing”.

Situata tek Yamaha dhe Suzuki duket më e mirë se ajo e Hondës, pasi shumica e pjesëve të këtyre motorëve bashkohen në Europë. Megjithatë, planet për modifikime janë shtyrë edhe në këto dy ekipe.

Tërmeti japonez ka goditur edhe linjën e prodhimit të gomave Bridgestone, e cila për momentin garanton klientët e saj vetëm për gjashtë garat e para të Botërorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA