Për të gjithë ata që duan të shijojnë një jetë luksi nën tokë, ekziston një suitë e ndodhur 155 metra në brendësinë e tokës, në një hotel suedez të ndodhur në qytetin e Salës.

Siç bëri të ditur sot faqja “Yahoo” në rubrikën e saj të kurioziteteve, hoteli i veçantë, i quajtur Marketenteriet, ka një total prej 15 dhomash dyshe, por tërheqja e tij kryesore janë ambientet nën tokë.

Ndërtuar në shekullin e XV si një minierë argjendi, galeritë u morrën dhe u transformuan nga një sipërmarrës në një hotel turistik, i cili së fundmi ka patur shumë prenotime nga turistë nga e gjithë botë, kuriozë të provojnë se si kalohet një natë me shampanjë në “zemër” të tokës.

Një tjetër tërheqje turistike e hotelit të veçantë janë galeritë dhe gropat e tjera të nëndheshme, të patranfosmuara. Atje njerëzit mund të njihen me kushtet çnjerëzore, në të cilat punonin minatorët e argjendit, në mesjetën e largët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA