
Australia ka shokuar Gjermaninë. Në ndeshjen miqësore të luajtur në Gjermani, miqtë kanë mposhtur skuadrën e Hoakim Lëv me rezultatin 2-1.
Gjermanët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0 falë golit të shënuar nga Mario Gomez në minutën e 26. Por australianët përmbysin gjithcka brenda 3 minutave. Barazimi mbërrin në minutën e 61 nga Carney dhe goli shok për vendasit 3 minuta më vonë me Wilkshire nga pika e bardhe e 11 metërshit.
Një tjetër test i suksesshëm për Italianë e Prandelit. Axurrët fituan në transfertë miqësoren përballë Ukrainës me rezultatin 2-0. ndërkohë Franca nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në miqësoren përballë Kroacisë. Po në barazim, por 1-1 u mbyll edhe Anglia përballë Ganës, ndërsa Portugalia mundi 2-0 Finlandën.
Top Channel